Ish-ministri i brendshëm Sandër Lleshaj është thirrur sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Lleshaj është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për një çështje nga SPAK.
Prokuroria e Posaçme po kryen hetime për dyshime lidhur me abuzime me tenderat në kohën kur Lleshaj drejtonte Ministrinë e Brendshme.
Lleshaj është mbajtur 1 orë në SPAK ditën e sotme.