Nga Edvin Kulluri
“It’s all about money idiot”, është një nga shprehjet më të famshme në një debat mes dikujt që besonte tek fitimi në një marrëveshje biznesi dhe dikujt tjetër që shihte qëllime të tjera. Natyrisht që I pari kishte të drejtë për sa kohë të dy personazhet e fabulës ishin ulur për të fituar para dhe jo për të humbur para dhe kohë njëkohësisht!!! Kjo fabulë ka një analogji me atë që po ndodh aktualisht me situatën politike në vend e sidomos me opozitën. Që prej vitit 2008 aktorët politike kryesorë shqiptare e kanë futur vëndin në një spirale të ngushtimit të hapsirës të lirisë politike, ekonomike e sociale. Ndryshimet kushtetuese që e kanë shndërruar Kryeministrin në një qeveritar omni potent(të gjithëfuqishëm) të kombinuara me një Kod Zgjedhor me Lista të Mbyllura dhe korrupsion që vetëm shton paranoja, kanë ngushtuar hapsirën publike tek pushteti I 3-4 personave që rrethohen nga dhjetëra shërbëtorë politikë e po aq biznesmenë që janë tashmë vartës apo lavatrice të parave të 3-4 drejtuesve politikë të mësipërm. Ky mekanizëm u shpërfaq në mandatin e dytë 2009-2013 të qeverisjes së PD dhe tashmë është përfeksionuar në të keq në vitet 2013-2024 fale Rilindjes që vdiq që me hashashizimin.
Këta njerëz përmes kontrollit thuajse të plotë mbi dy partitë kryesore PD dhe PS, parlamentin, institucionet dhe aq sa munden mbi gjyqësorin (për fat ndërkombëtarët kanë bërë cmos që të mos ndodhë) nuk lejojnë konkurencë të ndershme as në politikë, as në treg e as në prokurime dhe shpërndarjen e aseteve kombëtare. Më keq akoma I janë turrur dhe pronave private të trashëguara apo përfituara pas 1990 herë duke u futur ortakë korruptivë apo më keq akoma si në këto 11 vite, duke ju a marrë pronarëve apo publikut për t’ja dhënë një grushti njerëzish medemek si “investitorë strategjikë”. Përpos mjeteve politike që disponojnë apo parave dhe dhunës (i) legjitime të institucioneve, ndikojnë apo më keq zotërojnë dhe ndikojnë media. E më tej akoma mbështeten në grupe të caktuara kriminale. Mjafton të shohësh se si pastrohen miliarda euro në vit nga ndërtimet apo hoteleria, për të kuptuar se Shqipëria nuk është më vendi I njerëzve të lirë për aq sa mundet, por një ciflig I një grushti njerëzish që tolerojnë edhe ndonjë të drejtë ende, sidomos kur nuk e kanë mëndjen.
Të lidhur me njëmijë fije influencash të ligjshme dhe kryesisht të paligjshme, mbi dhe nën rrogoz, shfaqen si konkurentë e antagonistë në sytë e publikut, por në fakt janë ortakë. Së pari sepse sillen njëlloj dhe së dyti sepse hapur sabotojnë lirinë politike dhe ekonomike të shoqerisë përmes marrëveshjeve të shëmtuara dhe shkëmbimit të vasalitetit përmes koncensioneve ekonomike. Pra, jetojmë në një sistem ku në vend të poliarkisë (me disa qëndra pushteti) prakikisht dominon një oligarki, (qeverisje e pak njerëzve) , gjysma e të cilëve janë medemek opozita. Por megjithëse përgjithësisht janë treguar të kujdesshëm në sytë e publikut, vitin e fundit sidomos prej frikës nga ndëshkimi I ligjit, pra kryesisht SPAK-ut, janë shpërfaqur banalisht si bashkepunëtorë të hapur. Miratimi I Kodit Zgjedhor duke mos garantuar asnjë kusht që gjoja Berisha kishte parashtruar si Koalicionet Para-Zgjedhore dhe Rekomandimet e OSBE-ODHIR-it, dhe dakordësia për ta mbajtur opozitarizmin të kycur në listat e mbyllura, ishin akti I parë I hapur dhe I paturpë I bashkëpunimit anti-demokratik. Po, anti-demokratik.
Ky sistem I mbyllur për shoqerinë dhe sidomos për shoqerinë-shumicë anti-oligarkike që nga fermeri me I thjeshtë e deri tek biznesi që nuk pranon vasalitetin nda Ramës e Berishës, e deri tek shume profesionistë të lirë e aspirantë politikë që nuk e duan Shqipërinë e një grushti njerëzish, duhet shëmbur. Jo sepse duhet vecse në parim dhe me të drejtë, por sepse të gjitha sondazhet tregojnë se mbi 60% e qytetarëve të pyetur janë të pakënaqur me këtë gjëndje mbytëse. E mbi 70% mbështesin SPAK-un si “Shpatë Demokleu” mbi kokat e oligarkisë shfarosëse për lirinë. Lirinë për tu vetë-qeverisur në nivel lokal, për lirinë e sipërmarrjes, lirinë e gëzimit të pronës së trasheguar apo të fituar përmes shit-blerjes, lirinë akademike, lirinë e fjalës dhe opinionit. Lirinë për të jetuar me dinjitet në vëndin e vet për të cilën tash e 112 vjet mendojnë se u përket dhe s’mund tu a marrë kush pa I pyetur, qofshin të huaj apo shqiptarë. Fashistë apo komunistë, oligarkë apo monarkë të vetë-emëruar, apo më keq Akoma gangsterra. Cështja e lirisë së ngushtuar në zgrip, është një cështje e të djathtëve dhe të majtëve që meritojnë të jetojnë të lirë në vendin e tyre. Kaq!
Ndaj në zgjedhjet e 2025 gara nuk do jetë mes ortakëve Rama-Berisha dhe ndonjë bishti me apo pa parti e vule. Gara do jetë mes atyre që u shërbejnë si idotë të dobishëm oligarkisë dhe të tjerëve që e duan Shqipërinë për veten e familjen apo punën e tyre. Përballë koalicionit PD, PS, PL , e Euro-Aziatikë me fustan Atllantike “Shqipëria prona jonë”, duhet të rreshtohet koalicioni “Shqipëria është e qytetarëve”. “It’s all about freedom man”! Dhe nuk janë të paktë njerëzit që janë angazhuar publikisht ndaj kastës arrogante. Janë me dhjetëra politikanë, akivistë, deputetë, parti apo njerëz të nohur të medias, biznesit e shoqerisë civile që kanë gjithë mundësinë të bashkohën në një front të vetëm electoral. E sic keshillonte realisti Machiavelli tek “Princi”, “nëse duhet të zgjedhesh mes elitave dhe popullit, duhet të zgjedhësh popullin” sepse është më I shumtë dhe më I fortë se një grusht njerëzish! Kjo këshillë vlen pë rata që ende janë në dilemë nëse në politikë apo kudo tjetër, gjerat nuk fitohen por falen. Jo, askush nuk të fal asgjë, sidomos ata që duan të ti marrin të gjitha!