Inter Miami shpjegoi të martën se çfarë lloj lëndimi pësoi Messi në finalen e Copa América, të cilën Argjentina e fitoi kundër Kolumbisë.
“Pas një vlerësimi mjekësor, u konstatua se Messi pësoi një lëndim në ligamentet e kyçit të këmbës së djathtë. Disponueshmëria e kapitenit do të përcaktohet nga vlerësimet periodike dhe ecuria e rikuperimit të tij”, shpjegoi klubi i MLS-së në një deklaratë.
Pas finales, Messi kishte reaguar tashmë për dëmtimin, duke treguar dëshirën e tij për t’u rikthyer në fushë në të ardhmen e afërt.
Për momentin, Inter Miami zë vendin e dytë në Konferencën Lindore të MLS-së, ku Messi është golashënuesi më i mirë i skuadrës këtë sezon, me 14 gola të shënuar në 15 ndeshje.