Në fjalën e tij në Kongres, kryesocialisti Rama, apeloi të rinjtë të aplikojnë në platformën ‘Deputeti që duam’, si e vetmja mundësi reale, për këdo që ka dëshirë të merret me politikë.
Mjafton të mos e ndash me ta dëshirën për tu angazhuar, të mos shohësh debate politike, të mos klikosh emra portalesh dhe ta shohësh Shqipërinë me sytë e lirë të mendjes tënde. Ta hedhësh vështrimin drejt të tashmes, për ta kthyer më pas nga e ardhmja dhe do kuptosh se asgjë, nuk është njësoj si dje dhe se nuk janë të gjithë njësoj absolutisht se po të ishin të gjithë njësoj .. po se ne jemi ndryshe edhe Shqipëria është ndryshe, jemi ne që duhet të ndryshojmë aq sa duam.
Do kuptosh sa shumë akoma do ndryshojë Shqipëria. Dhe mjafton të kuptosh këtë për të hedhur hapin e parë duke trokitur në derën e kësaj shtëpie të madhe, ku nuk do e gjesh shtruar por do e gjesh vendin që të takon. Shihe platformën ‘Deputeti që duam’ si një derë të re të PS. Regjistro emrin, shpreh dëshirën dhe organizohu të dalësh në pah. Do jemi në kontakt gjatë gjithë kohës. Nuk i siguroj dot ata që I drejtohem se do bëhen deputetet, I takon atij të bindë , duke sjellë vota për skuadrën tonë. Por I siguroj që nëse dikush ka dëshirë të angazhohet, që nga viti i ardhshëm, nuk ka asnjë derë tjetër që bën punë.
Rama foli edhe për të paudhë, që ndryshë të thonë në sy e ndryshe veprojnë pas kurrizit, por theksoi se që Shqipëria të bëhet më në fund si gjithë Europa, është vetëm familja e PS
“ Pazari I politikës ka plot dyqane PS është e vetmja derë që e ka një mundësi reale. Jo se PS është një shtëpi pa probleme, nuk e them dot këtë, kemi plot probleme edhe ne. jo se tjetër të thonë në sy e tjetër të bëjnë pas kurrizi, I kam njohur edhe vetë të tillë të paudhë, dhe kur kanë arritur të ngjiten e të më ngjiten edhe mua këtu, merri me mend se sa nga këta ka më poshtë, deri aty ku këta njerëz të cilëve po u drejtohem duhet të nisin rrugën. Por besojeni PS është e vetmja rrugë për ju, cdo të ri apo të re, nëse ka vërtetë dëshirë të merret me politikë, nuk ka rrugë tjetër për tu dalluar nga ata që i kanë mësuar përmendësh fjalët për Shqipërinë, integrimin, progesimin, zhvillimin, por merren me llafe, ndërkohë për të bërë betejë, bashkë me ne dhe për ti ngjitur më tutje majat e reja, dhe përtej asaj të 2030 që jeta të marrë kuptim dhe Shqipëria të bëhet si Europa dhe të bëjë krenarë këdo, është vetëm kjo familje shqiptarësh që quhet PS.” –vijoi Rama.