Kur bëhet fjalë për inteligjencën, të gjitha shenjat e horoskopit duan të qëndrojnë të parat, gjithsesi, sigurisht që nuk mund të jenë të gjitha. Në fakt, ka hierarki dhe ja se cili është pozicioni i secilës, pooor, para se të vijoni, duhet ta dini se çdo shenjë ka inteligjencë dhe njohuri unike.
Ujori
Nuk është aspak çudi që Ujori të konsiderohet si shenja më inteligjente. Ujorët shtyhen gjithnjë nga kurioziteti, kanë aftësi të papara intelekti, analitike dhe kudo t’i çojë fati, sërish do ia dalin.
Virgjëresha
Perfeksioni ka një sinonim dhe është pikërisht “Virgjëresha”. Logjika, prakticiteti, vigjilenca dhe mprehtësia e bëjnë Virgjëreshën një shenjë mjaft inteligjente.
Akrepi
Një shenjë kaq pasionante dhe intensive, sigurisht që do të jetë inteligjente. Akrepët janë njisha për të lexuar njerëzit dhe ndjesitë e tyre, për të vënë në lojë të tjerët dhe për të zgjidhur shumë mistere.
Binjakët
Mund të jenë të lëkundur dhe flutura sociale, por mos u gënjeni. Binjakët janë si Paris Hilton i horoskopit. Ndërtojnë një imazh paksa naiv, por në fakt, bëjnë namin.
Bricjapi
Prakticiteti dhe disiplina e bëjnë Bricjapin një shenjë të mençur dhe të pjekur. Gjithsesi, na duhet ta themi që në sferën personale, Bricjapi s’është edhe aq fleksibël.
Dashi
Dashi në fakt, ka inteligjencën që të sjellin përjetimet dhe jeta në përgjithësi. Si prijës të lindur, Dashët kanë nuhatje për çështje biznesi dhe lidershipi.
Peshorja
Meqë si simbol ka një peshore, kjo shenjë është shumë e balancuar dhe sigurisht, herë objektive e herë subjektive. Peshorja e mendon dhe e peshon gjithçka deri në detaje dhe ndonjëherë i lë mundësitë të shkojnë, sepse bota nuk ndalon derisa ta ndajë mendjen Peshorja.
Demi
Inteligjenca vjen në shumë forma. Demët njihen për mënyrën se si arrijnë ta kuptojnë veten, emocionet e tyre dhe se si i përcjellin ato tek të tjerët.
Shigjetari
Shigjetari përqendrohet vetëm te njohuritë që do të marrë përmes udhëtimeve dhe kulturave të reja. Problemi është se përqendrohet aq shumë, sa e harron pjesën tjetër të botës.
Luani
Luanit nuk i intereson shumë se si shfaqet në sytë e botës. Gjithsesi, Luani ka një anë shumë pozitive: Nuk do ta merrni vesh kurrë nëse nuk di diçka, pasi shtiret e shtiret sikur është profesionist në atë fushë, derisa t’ju bindë se është tejet i zoti.
Gaforrja
Nëse Gaforrja nuk pozicionohet më sipër në këtë listë, është sepse ka një lloj tjetër zgjuarsie, të ndërthurur me ndjesitë. Gaforrja nuk gjykon dhe as nuk do të gjykohet. Për të ka shumë rëndësi ndjenja e momentit dhe truri është i mbivlerësuar.
Peshqit
Peshqit mund të jenë të fundit që marrin vesh kuptimin e një meme-je, por kjo ndodh sepse jetojnë totalisht në botën e tyre. Ku i dihet, në universin personal, mund të jenë gjeni!