Prodhuesit kinezë të makinave do të kapin një të tretën e shitjeve të automjeteve në botë deri në vitin 2030, sipas kompanisë konsulente “Alik Partners”.
Kinezët do të rrisin kështu pjesën e tyre të tregut nga 21 për qind, që kanë tani, dhe parashikimet janë se ata do të shesin nëntë milionë automjete jashtë Kinës në vitin 2030.
Ata reduktojnë kohën e zhvillimit për modelet e reja në dy vjet. Kjo do t’i detyrojë prodhuesit tradicionalë të makinave që të rishikojnë në mënyrë drastike mënyrën e projektimit dhe ndërtimit të automjeteve, tha firma konsulente, siç raportohet nga Forbes.
“Nuk mund të ngatërrohet me të,” tha Mark Wakefield, bashkë-udhëheqës global i praktikës automobilistike dhe industriale të firmës, në një konferencë për media. “Nuk është për të bërë të njëjtën gjë më shpejt.”
Markat kineze kanë një avantazh kostoje prej 35 për qind dhe kanë fleksibilitet. Në Evropë dhe rajone të tjera, ato mund të ulin çmimet. Ata kanë kosto më të ulët të punës dhe integrim të lartë “nga lëndët e para, përmes furnizuesve të komponentëve deri te montimi përfundimtar dhe shitjet te prodhuesit e tjerë të makinave“, sipas “Alik Partners”.
“Markat kineze i japin përparësi veçorive që klientët mund të përjetojnë në të vërtetë, si dizajni dhe teknologjia në kabinë. Ata janë të fokusuar në mënyrë të pamëshirshme në ruajtjen e një avantazhi në kosto edhe kur ndërtojnë fabrika jashtë shtetit. Ata kanë ndërtuar një avantazh të rëndësishëm në teknologjinë e re të automjeteve elektrike dhe hibride”, tha Andrew Bergbaum, bashkë-udhëheqës tjetër i praktikës automobilistike dhe industriale.
Shitjet në Kinë do të rriten nga rreth 26.7 milionë automjete këtë vit në më shumë se 32 milionë në vitin 2030, njoftoi firma konsulente. Rreth 70 për qind e shitjeve kineze janë marka kineze. Si pasojë, tregu kinez po rritet më shumë se të gjitha tregjet e tjera së bashku.