Kryeredaktori i emisionit Top Story, Juxhin Mustafaraj dhe moderatorja Bora Shahini ishin të ftuar në Ftesë në 5 këtë të premte.
Ata rrëfyen detaje nga marrëdhënia e tyre 10 vjeçare, ndërsa janë prindër të një vajze.
Bora: Tani që po më kujtohet kur unë ulesha në tavolinë me koleget e Juxhinit, sepse Juxhini ka mbuluar gjithmonë politikën, do të dëgjoja ndonjë fjalë Juxhini në raport shoqëror dhe koleg pune dhe më interesonte që të mos e tregoja që ishim të lidhur, po zbuloja se sa njeri bashkëpunues dhe profesionist ishte dhe kjo po ma përforconte akoma më shumë. Kështu është kur dashurohesh vetë se po të jesh me blesëri pyesin prindërit.
Bieta: Po çfarë more vesh?
Bora: E kishte qejf një gocë, njëra nga gocat kishte simpati për Juxhinin, të fshehur pak.
Juxhini: E kishte goca tha, mos më shiko mua, tani po e marr vesh edhe vetë që paskam pasur një kolege që më paska pasur qejf se sigurisht në atë kohë Bora nuk ma ka thënë.
Bora: Unë nuk para u kam qejf këto që kam thënë.
Juxhini: Nuk ulem me atë kolegen.
Bieta: Nuk flet me të?
Bora: Tani kanë ndryshuar gjërat, ajo është e martuar./Top Channel