Nëse i përkisni një prej shenjave të përmendura më poshtë, “flijeni mendjen” sepse nuk do të jeni më vetëm. Korriku mban momente të shkëlqyera në romancën tuaj, në fund të fundit, është muaji i të dashuruarve dhe ndoshta do t’ju ndihmojë të gjeni partnerin tuaj, të cilin ose e dëshironit prej kohësh ose do ta takoni tani.
Bricjapi
Deri në datën 11 korrik , me Venusin përballë, janë hedhur themelet për të gjetur kandidatin e zemrës dhe në fakt në datat 3, 8 dhe 11 mund të keni mundësi më shumë, ndaj kujdes që të jesh sa më shumë jashtë, nëse i përket dekadës së dytë apo të tretë dhe padyshim nëse jeni të interesuar të çiftoheni.
Dashi
Ju jeni shumë të tërhequr nga Dashi dhe tërheqja juaj do të rritet edhe më shumë në korrik, me Merkurin, Venusin dhe më pas Diellin që mblidhen në shtëpinë tuaj të 5-të .
Gaforrja
Edhe ju keni shumë gjëra të bukura për të pritur në korrik dhe këtë nuk po e themi për t’ju llastuar, por sepse vërtet (figurativisht) kjo lidhje do t’ju vërë flakën ditëve dhe netëve tuaja. Me Mërkurin deri në datën 2/7, Venusin deri në 7/11 dhe Diellin deri në datën 21 mbi ju, do të shihni një ndryshim të madh, nga mënyra se si jeni afruar dhe rrethuar, qoftë edhe në një takim të thjeshtë apo nga takimet që mund të bëni përmes miqve ose të njohurve.