Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të takohet të martën me presidentin amerikan, Joe Biden.
Lideri i Izraelit pritet të niset të hënën drejt Shteteve të Bashkuara.
Marrëdhëniet në mes të Bidenit dhe Netanyahut konsiderohet të jenë të tensionuara.
Kjo vjen pas një videoje të publikuar së fundmi prej liderit izraelit, në të cilën ai kritikon ashpër qeverinë amerikane për pezullim të një pjese të ndihmës ushtarake.
Takimi i tyre i fundit ka qenë në Tel Aviv më 18 tetor, pak pas sulmit të kryer nga Hamasi në jug të Izraelit, më 7 tetor, ku mbetën të vrarë 1200 izraelit.
Të mërkurën Netanyahu pritet të bisedojë me presidentitn Biden lidhur me veprimet e ushtrisë izraelite në Gazë.