Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i saj, duke i paraqitur dorëheqjen presidentit Alar Karis. Sipas informacioneve, Kallas do të japë dorëheqjen edhe nga posti i kryetares të Partisë Reformuese.
Gjithsesi, Kallas do të vazhdojë të përmbushë detyrat deri në marrjen e detyrës nga koalicioni i ri.
Kallas dha dorëheqjen pasi është nominuar si Përfaqësuese e Lartë e Komisionit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.
Kryeministrja e re mund të marrë detyrën në fund të korrikut ose në fillim të gushtit.