Një automjet ka dalë jashtë rruge dhe është përplasur me murin rrethues të portit detar të Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4, në rrugën paralel me rrugën e portit. Paraprakisht raportohet se nuk ka të lënduar dhe dëmet janë vetëm materiale.
Ende nuk dihen shkaqet pse drejtuesi i mjetit humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe përfundoi mbi trotuar duke u përplasur me rrethimin e portit.