Romani “L’amica geniale” i shkruar nga Elena Ferrante është renditur mes qindra titujve të librave më prestigjioz, që më pas u bë pjesë e serialeve televizive me regji te Saverio Costanzo, sipas “La Stampa”.
Episodet e para të këtij Fiction-i u transmetuan në 2018. “L’amica geniale” zbulon sharmin e tregimit popullor dhe konfliktin e klasave.
“L’amica geniale” u klasifikua si libri më i bukur i shekullit.
Dhe nuk ishte vetëm një juri që e vendosi këtë, por ekspertët e ngarkuar me hartimin e listës së 100 librave më të mirë të shekullit XXI – të botuar në “The New York Times”.
Vëllimi i parë i Trilogjisë që përfshin 50 vjet të historisë italiane – shoqëron jetën e dy mikeshave Lila dhe Lenu, thellësisht të ndryshme, por të lidhura nga një miqësi e thellë që do t’i mbajë pranë njëra-tjetrës deri në një moshë madhore.
Një histori që nis në periferi të Napolit, ku dy vajzat e vogla u rritën. Gazeta amerikane e përkufizoi historinë si “të paharrueshme”.
Versioni ndërkombëtar në anglisht është përkthyer nga Ann Goldstein dhe versioni amerikan është botuar nga “Europa Editions”.
Shtëpia botuese italiane e Elena Ferrantes, një shkrimtareje “misterioze”, e cila nuk është shfaqur kurrë në publik me gjithë suksesin e romanit të saj tha: “Të lexosh këtë roman të paharrueshëm dhe të pakompromis është si të ngasësh një biçikletë mbi zhavorr: është i ashpër, i rrëshqitshëm dhe shqetësues, të gjitha në të njëjtën kohë.”
Elena Ferrante ka shitur mbi 10 milionë kopje te romanit në 40 vende. Vëllimi i parë i “L’amica geniale” u botua në vitin 2011.
Në vitin 2012 u publikua vëllimi i dytë me titull “Storia del nuovo cognome”, në 2013 i treti, “Storia di chi fugge e di chi resta” dhe i fundit në 2014 “Storia della bambina perduta”. atsh/A.K./TemA