Marine Le Pen, kryetarja e partisë së ekstremit të djathtë në Francë, ka kritikuar Kylian Mbappenë për deklaratat që ylli i kombëtares franceze bëri para ndeshjes me Portugalinë, në çerekfinalen e Kampionatit Evropian.
Mbappe u bëri thirrje francezëve që të shkojnë në zgjedhje, në mënyrë që partia e ekstremit të djathtë të udhëhequr nga Marine Le Pen, të mos fitojë dhe të mos formojë qeverinë e re të Francës. Marine Le Pen dëgjoi se çfarë kishte për të thënë Mbappe dhe donte të përgjigjej, duke mos u kursyer.
“Francezët janë lodhur duke u mbajtur leksione për moralin dhe duke u dhënë udhëzime votimi. Kylian Mbappe është padyshim një futbollist shumë i mirë, edhe nëse nuk jam i apasionuar pas këtij sporti.
Kjo tendencë e aktorëve, futbollistëve dhe këngëtarëve për të ardhur t’u thonë francezëve se çfarë duhet të votojnë, ka filluar të ndihet shumë keq tek ne. Sidomos kur janë “milionerë apo edhe miliarderë që jetojnë jashtë” që flasin me “njerëz që fitojnë 1300, 1400 euro në muaj”.
Ata njerëz që kanë fatin të jetojnë mirë, madje shumë mirë, të jenë të mbrojtur nga pasiguria, varfëria dhe papunësia, besojnë se duhet të mbajnë një formë rezervë”, tha Marine Le Pen për kanalin amerikan CNN International.