Daljet e fundit të Lulzim Bashës pothuajse i braktisur nga ata që e mbështetën një vit më parë, në rikthimin e katër të tij, nuk kanë qenë rastësore aspak, apo të lidhur me verën e nxehtë.
Në fakt, brenda grupimit të tij, po lind një lëvizje e re, që e sposton Bashën kryetar, e madje, aktualisht po distancohen prej tij qartazi.
Burime nga ky grup pohuan për Abc News, se këtë javë, do të bëhet publike një nismë e re, që do të quhet lëvizja Iniciativa Demokratike ose IDE.
Kjo është një iniciativë e dëgjuar për herë të parë në 2021 por që u zbeh dhe siç duket është momenti për të ridalë në skenë, në kushtet kur Lulzim Basha është duke zvarritur hapin e tij të ardhshëm, pasi humbi vulën e PD, më 11 qershor.
Pjesë e kësaj lëvizjeje të re, siç mësoi ABC News, janë një pjesë e anëtarëve të Kryesisë së Bashës, nisur prej numrit 2 të tij, Enkelejd Alibeaj, Rezart Kthuipi që drejtoi betejën në gjykatë për vulën, së bashku me Indrit Sefën, Roland Bejko, Fatbardh Kadilli, anëtar i këshillit kombëtar, Edvin Kulluri, etj.
Kjo duket arsyeja kryesore për këtë lëvizjeje dhe anti-Berisha e anti-Basha që ka dhe mbështetësisë e saj të parë publik, sic është dhe Edmond Trako, themelues i PD-së dhe anëtar i saj që prej ’90-ës.
Trako është nga ata demokratë, që mendon se Basha dhe Berisha kanë pasur një marrëveshje të fshehtë me njëri-tjetritn për të çuar PD-në në situatën aktuale që ndodhet, deri tek kalimi i vulës tek ish-kryeministri.
Lulzim Basha vetë vijon njoftimet e pakta si kryetari i grupit të demokratëve euroatlantik, por që zvarritja këto javë në një vendimi që do të plotësonte kërkesat e njerëzve rreth tij, ka bërë që ata të distancohen. Trako thotë ndëkrohë, që ky do të jetë fati i Bashës në fund të gjithë këtyre zhvillimeve:
Në takimet e fundit Lulzim Basha është parë vetëm në mbështetjen e dy deputetëve Arbi Agalliu dhe Orjola Pampuri. Të tjerë janë distancuar e po marrin kohë në pritje të një vendimi. Iniciativa e re që po lind në këtë grupim, pritet të shkaktoj lëvizje të reja, e ndoshta dhe një përgjigje për tu ndarë nga Lulzim Basha.