Notari i Shqipërisë, Grisi Koxhaku është eliminuar të martën prej garës në not, në Olimpiadën që po mbahet në Paris.
Në kategorinë stil i lirë prej 100 metrash, ai ka dalë i pesti në grupin e tij, por nuk është renditur në mesin e 16 garuesve më të shpejtë, të cilët kanë prekur gjysmëfinalen.
“Grisi Koxhaku e mbylli garimin e tij në vendin e 5-të në baterinë 3, me kohën 52.32. Një garë modeste për sportistin debutues të Team Albania”, njofton Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH).