Drejtori ekzekutiv i Meta-s poston rregullisht mesazhe për ndjekësit me rastin e festave të ndryshme.
Mark Zuckerberg ka festuar në mënyrën më të pazakontë këtë vit 4 korrikun, ditën e pavarësisë së SHBA-së.
Ai ka festuar duke bërë sërf gjersa valëviste flamurin amerikan dhe gjithashtu u pa duke pirë edhe birrë ndërsa kishte të veshur një smoking.
Për të kompletuar 4 korrikun e këtij viti, Zuckerberg e mbylli videon me këngën “Born in the USA” të Bruce Springsteen.
“Urime ditëlindjen Amerika”, shkroi Zuckerberg në llogarinë personale të Instagramit.