Në fillim të muajit qershor, Kylian Mbappe i dha fund aventurës 7-vjeçare te “gjigantët” francezë të PSG dhe firmosi si lojtar i lirë me “Galaktikët” e Real Madrid, duke realizuar më në fund ëndrrën e fëmijërisë për të luajtur në “Santiago Bernabeu”, mirëpo, francezi nuk ka mbyllur çdo llogari me kampionët e Francës.
Kjo pasi kapiteni i “Gjelave” të Francës pretendon rreth 100 milionë euro borxhe nga drejtuesit e ish-klubit të tij, shumë ku përfshihen disa paga të padhëna dhe shpërblime të lidhura me arritjet personale dhe të skuadrës, që nuk i ka marrë ende.
Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes francez, “L’Equipe”, Mbappe ka njoftuar klubin me anë të një shkrese zyrtare dhe pret që milionat t’i kalojnë në llogarinë bankare deri në fund të muajit, teksa bëhet fjalë për pagat e muajit prill dhe maj, si edhe bonusin e besnikërisë të rënë dakord me rastin e rinovimit të fundit në maj 2021.