Nga protesta përpara Bashkisë së Tiranës, Adriana Kalaja është ankuar për fotot që i përdorin në mediat online, teksa shoqërojnë shkrimet e saj. Së fundmi është publikuar një foto e Kalasë duke gjuajtur me armë në një poligon ushtarak. Teksa mori fjalën në protestën e sotme, ajo u sugjeroi mediave që t’i përdorin një tjetër, më të bukur siç tha Kalaja me pistoletën drejtuar në kokën e kryeministrit.
“Ju e dini shumë mirë që mua nuk më lodh as mikrofoni, as pistoleta. Jam këtu për t’i thënë dikujt, mjaft u more me foton time me pistoletë, sepse kam një foto më të bukur, kur unë pistoletën e kam vënë në kokë të Edi Ramës, atë përdor”, tha Kalaja.