Ish-Zonja e Parë Melania Trump theu heshtjen e saj të dielën në mëngjes pas atentatit kundër bashkëshortit të saj Donald, duke thënë se familja e saj ishte në “prag të ndryshimit shkatërrues”.
Ish-zonja e parë tha se një “përbindësh” e shihte “burrin tim si një makinë politike çnjerëzore” përpara se të hapte zjarr. Ajo shtoi se “lojërat politike janë inferiore ndaj dashurisë”.
“Kur pashë atë plumb të dhunshëm që goditi burrin tim, Donald, kuptova se jeta ime dhe jeta e Barron ishin në prag të ndryshimit shkatërrues. Unë jam mirënjohëse për agjentët e guximshëm të shërbimit sekret dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit që rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur burrin tim, “tha ajo në një deklaratë.
20-vjeçari nga Pensilvani Thomas Matthew Crooks, u vra nga Shërbimi Sekret, sipas forcave të rendit.
FBI po heton situatën.
Ish-presidenti Donald Trump, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Republikane këtë javë.