Nga Adri Kalaja/
Për mua dhe sot ende nuk është e qartë se cila ka qenë arsyeja që më pas nisa ta urreja greqishten, me të cilën ma kishin mbushur kokën qysh fëmijë.
-Shën Agustini
Zoti e di çfarë ka në zemrat e njerëzve. Kshu tha njëherë një mikesha ime. Eksitim, shumë eksitim, u gjegja. Vetëm se e mbysin me punë. Ja, i shikon ato minaretë andej tutje? Janë përgjegjëse vetëm për gjysmën e përdhunimeve dhe vrasjeve. Për shumicën e keqkuptimeve dhe vjedhjeve. Dhe megjithatë, është Izraeli ai që ka faj.
Duhet të dish dhe të mos tregohesh Don Kishot me myslimanët. Orhan Pamuk është shumë fin në trajtimin e tij. Ai shkruan dhe daktilografon njëherësh eksperiencën e tij. Më shumë se gjithçka ai tashmë e ka kaluar murin e shkrimtarit të afirmuar. Kjo nuk do të thotë se mund të shkruajë çtë dojë, por do të thotë se di tashmë për çfarë të shkruajë.
Nuk është subjekti ai që ka rëndësi për një shkrimtar, sesa mënyra sesi ai e rrëfen subjektin, dhe, pas Xhojsit, edhe si i raportohet subkoshientit të lexuesve. E pandërgjegjshmja është e strukturuar si gjuhë na thotë Lakan. Është teatër, do na thotë më vonë. Është uzinë, do të thotë Deleuze.
Çfarë kërkojmë ne? Çfarë duam ne? Këtyre pyetjeve rreket ti përgjigjet një shkrimtar shqiptar më shumë i njohur për përkthimin madhështor të Xhojsit se për veprat e tij. Kjo në fakt dhe për attention span e shkurtër të shqiptarëve, por dhe nga natyra cik si shumë moraliste që ato kanë.
Kur Idlir Azizi merr e trajton subjektin e racizmit te romani i tij « Mandakall » ai nuk është se po bën kinse atë që duhet ta kishin bërë shumë shkrimtarë dhe intelektualë përpara tij. Ai nuk është se po hap aradhën e re të një gjenerate shkrimtarësh pa komplekse të cilët tashmë e tutje do jenë pararoja e çdo ndryshimi shoqëror.
Ai e di se kjo është një plagë e vjetër e shoqërisë dhe ai e di që ajo plagë ka formën e një bire në fyt, një plagë që është në të njëjtën kohë diçka e ngecur në fyt, si ato fotot antireklamë nëpër paketat e duhanit, jo atij me të dredhme.
Ka një problem, shqiptarët kanë qenë gjithmonë në anën e të persekutuarve dhe të shtypurve, kanë qenë ato që akoma sot thonë “mos ma prek xhaminë se të qiva robt”. Kanë qenë gjithmonë ai që të jep grushtin e fundit pasi të kanë rrahur mirë e mirë të tjerët dhe megjithatë nuk lejohet autoracizmi! Ashtu si për filozofët që kërkojnë bombë nuk lejohet autoerotizmi! (Lexo: Ti doje të shkruaje një Fugë).
Tek “Mandakall” Idlir Azizi bën një përmbledhje të saktë të asaj që nuk shkon me natyrën shqiptare. Braktisja! Hipokrizia! Tjetri i shprishur! Uni i zvetënuar!
Prostituta mashkull, prostituta mashkull që është bërë femër, apo femër që është bërë mashkull me hormone. E kujt i plasi? E kujt vërtet i plasi?
Ja, e shojtëm këtë kuriozitet, e hodhëm dhe këtë gur. A u bë vërtet ndonjëri nga ne dikushi ? A u bë ndonjëri nga ne njeri më i mirë se i thamë llafollogut jevgjit. « Dan Veremi » i Kadaresë na vjen në mendje. (Lexo: Darka e gabuar).
Romani “Mandakall” na vjen me një strukturë teatrale, nepërmjet kontrastit. Nga një anë është Shqipëria e shkalafitur që ka dalë prej një diktature maratonë. Nga ana tjetër është tregtari i ri që të përdhunon “sepse ai i di këto punë”, tregtar që më vonë u bë politikan dhe më vonë sipërmarrës dhe më vonë doli në pension si baba fëmijësh të diplomuar për mjekësi në Vienë e Amsterdam.
Në fakt kjo prozë, frymëzuar nga Thomas Bernhard (shih “Mjeshtra të vjetër” nga botime Aleph) vetëm sa na kujton që Xhojsi është vdekja-me-nder-me-thanë-e-shekspirit. Te “Romeo dhe Zhuljeta” Shekspiri na jep rojet që vetëm sa bëjnë qesharake tragjedinë, te Mandakall kemi limitin e eksperiencës njerëzore, pra, asgjë nuk është qesharake pikërisht se gjithçka është. Kundera flet për një fenomen të ngjashëm për vjetërsinë e Don Kishotit. Byroja politike e PKSH janë një tufë me meshkuj të ulët. Ky është mesazhi shumë i thjeshtë. Por gropa e Ajdin Sejdinit dhe atyre që shohin nga bira e çelësit janë hije të shqipërisë otomane, shqipërisë kur informacioni gojor kishte vlerë më shumë se tradita e shkruar. Informacioni, thjesht, jo mendimi apo përsiatja.
Leximi i tretë i “Mandakall” lexohet si tragjedi dhe gjëja më e çuditshme është që nuk ka aty asnjë aludim për gjuhën rome, as tentative për ta bërë atë qesharake si ndodh me komedi kitsch dhe kjo përveçse zemërgjerësi nga ana e autorit dhe na tregon ne sa shpesh neglizhojmë rolin e intelektualëve. Ato nuk janë komedianë por merely e përdorin humorin si mjet kritikues.
Ne shpeshherë paragjykojmë politikanë por dhe njerëz, ne shpeshherë duam dhe duam të na duan për atë që ne jemi, njerëz të mirë që shkruajmë pa gabime ortografike. Por e vërteta është se koncepti i gabimit dhe korrektimit na ka ndjekur ne që fëmijë, një dhunë e pastër dhe një koncept aq i gabuar sa nuk ka më as një kuptim. Njolla në çarçaf, njolla e akullores në pantollonat e bardha, të gjitha janë hije të shkopit të kaktusit. Një shkop që vjen e e gjen vendin te shpina e fëmijës. Dhe askush se zezakët nuk e di më mirë këtë, askush se romët nuk e di më mirë. Ato që s’kanë asgjë, janë më të ndjeshëm ndaj asgjësë, e çfarë është muzika përveçse asgjë?
Dhe tani një hiç, një mosgjë, një hiçmosgjë. Sa prej nesh nuk e durojmë dot një fenomen që e shohim në lajme dhe megjithatë ditën tjetër presim, mezi presim, të na mësojnë lajmet si duhet të sillemi. Kjo është diçka që kalon pa vënë re. Dimensioni moralist vazhdon gjithë jetën, ai pastërtor e puritan akoma më shumë. Ai emancipator gjasme por në thelb pseudofashist prodhon fenomene si trampizmi, theçerizmi, punë me çizme.
Struktura e librit « Mandakall » nuk është e zakonshme, nga ato librat që jemi mësuar të kalojmë nëpër duar, nga ato librat që të ngelin shumë pak citime në mendje dhe kryesisht ato më pikantet.
Kjo ndodh sepse vitet e fundit me lindjen e kinemasë më shumë rëndësi ju dha ngjarjes dhe aksionit sesa mënyrës se si tjetri nga e rrëfen atë ngjarje. Pra kompozimi nuk ka rëndësi sa ka rëndësi ideja.
Kjo është diçka që ka të mirat dhe të këqijat e veta. Kjo është diçka që i ka shërbyer njerëzimit po dhe diçka që i ka bërë njerëzit më budallenj, ose i ka bërë intelektualët ti duken njerëzit më budallenj.
Tek « Fundërrinat » e M.Gorkit, i njohur për veprën e tij “Nëna”, ka një skenë ku njëri vret veten dhe të tjerët ankohen se çu prishi darkën. Mund të kishte qenë shumë mirë dhe nata e pokerit. Pse e kam unë këtë përfytyrim. Vetëm nga kinemaja dhe nga pikturat me qen që lozin poker.
Vepra e Idlir Azizit në përgjithësi thyen këtë marrëdhënie që rrënjët e veta i ka te common sense aq i lavdëruar në universitetet tona por dhe ato të botës. Marrëdhënie me qetësinë barkalace të mendimit. Atë qetësi që shumë prej nesh e kërkojmë dhe e duam. Atë qetësi mikroborgjeze që kur ishim më të rinj nak all datën.
Në fakt vepra e tij “Katër” draws inspiration nga kinemaja e Bergmanit, ky i fundit minimalist por jo deri në atë gradë sa Beket. Në fakt Bergmani më shumë se minimalist është horror i kinemasë fantastike, është horrori i mitologjisë. Te “Hour of the wolf” ai e bën qesharake dhe një subjekt aq tragjik sa ikja e gruas…
Mandakall është një pjesë që shumë mirë mund të përshtatet për teatër por audienca duhet të jetë shumë e emancipuar dhe e rritur, pra shkruaje në akull.
Rrushi është i papjekur thoshte dhelpra e Ezopit.
Ne do ti japim një dimension të ri të kësaj.
Le ta propozojmë për teatër dhe të shohim pastaj sesi Françeskanët do heqin sandalet dhe do veshin çizmet e luftës që nuk i veshën që nga mesjeta.
Shkrimi i Idlir Azizit nuk i përket botës franceze dhe as botës amerikane. Te njëra ai ka bërë studimet tek tjetra ai jeton prej vitesh, ndonjëherë dhe militon. Ec e ta gjesh cila është cila.
Në fakt “Mandakall” nuk është një roman tipik që do të prisnim prej një poeti. Sepse çdo përkthyes është poet dhe duhet të jetë poet. Nëse ajo që mendohet zakonisht se të qenët poet është të kesh një relatë të tillë me gjuhën që gjuha ti shërbejë dhe dikujt që nuk e ka mësuar dhe stërvitur atë.
Në fakt përkthyesit tanë janë shakatorë, shkrimtarët tanë dhe më shumë, kur nuk janë të lodhur dhe kur nuk duan ti ngjajnë idhujve të tyre literarë. Por ky është problem. Secili kanë vetëm nga një idhull literar, nuk kanë shumë. Me çfarë kam lexuar nga to temat janë disa herë të pakuptueshme, dhe kjo ironikisht, kjo kuptohet mirë. Sepse të jesh njeri letrash në Shqipëri është punë pa përfitim, është një vetmi e madhe.
Ka shumë tallaz por dallgët kanë mbaruar për letërsinë shqipe. Idlir Azizi është nga të paktat shkëndija që sjell diçka të re, dhe, më e rëndëisishmja, nuk kursehet për të sjellë diçka të re. Nuk autocensurohet pra. Nuk do censuroj veten për të justifikuar budallallëku tuaj thoshte dikur Derrida.
Shqiptarët nuk janë zezakë, por nuk janë as shqiptarë. Janë populli i Migjenit por janë dhe populli i tortës së pavarësisë. Nuk jemi një popull zonjash.
Jemi një popull fatkeq e mazokist që i pëlqen ta përqeshin, në fytyrë dhe pas shpine. Jemi shumicën e kohës të dehur dhe pjesën tjetër të kohës na ka rënë dielli në kokë. Nuk na pëlqejnë filmat Ëoody Allen se është çifut muti dhe kemi dobësi për Danten ngaqë Italinë e kemi shumë afër.
Nuk ka shumë për të thënë për shqiptarët, shumica e historisë tonë është një pjesë periferike e historisë së të tjerëve, fuqive të mëdha siç dhe thuhet nëpër tekstet tona mësimore. Jemi në histori të përveçëm vetëm nga heshtja.
Atëherë, si ta shkruajmë shqipërinë? Të tregohemi të kursyer në të shara apo të themi të vërtetën? Te Mandakall shkruhet sinqerisht. Është një histori e kurvllëkut. Është një histori e varfërisë.
Jemi të zhytur në një klishe të madhe ekzistencialiste të cilën vetëm sa e kërkojmë vetë dhe e prodhojmë vetë nga dita në ditë. Jemi një popull armik i librit dhe letërsisë. Jemi popull valltar por jo i muzikës. Jemi popull i dasmës dhe jo i koncertit, opera shihet me shaka.
Ky është dhe racizmi jonë themelor, dhe duhet një penë e madhe për të na bërë të shihemi në pasqyrë, jo një penë e vogël.
Shkodër, 2024