Po zhvillohet me debate dhe tensione dëshmia e mjekut, Artan Koni në Komisionin Hetimor për koncensionin e Sterilizimit dhe Check-up. Shkak është bërë pyetja e deputetes, Ina Zhupa, e cila e pyeti mjekun për koston e sterilizimit, që sipas saj, kishte vlerë disa herë më të lartë se paga që merrte një mjek. Koni u përgjigj se kjo është e vërtetë, ndërsa u ndal tek procesi i sterilizimit tek spitali i Durrësit, që sipas tij ishte dhënë urdhër për një kufizim të operacioneve në 120 ndërhyrje. Në kushte të tilla tha ai, mjekët janë të detyruar që ti sterilizojnë pajisjet me metoda alternative. Këtu ka ndërhyrë nënkryetari socialist i komisionit, Plarent Ndreca. Ky i fundit tha se nuk e kupton logjikën që rroga e një mjeku është më e lartë se kosto e istrumentave dhe pajisjeve, ku sipas tij, 70% e buxhetit të një spitali shkon për mirëmbajtjen e pajisjeve dhe marrjen e të rejave dhe jo për rrogat e stafit mjekësor. Pas kësaj, ka nisur një debat pa mikrofon mes Ndrecës, Vokshit dhe me përfshirjen e disa deputetëve të tjerë, të cilët flisnin pa mikrofon.

Pjesë nga debati:

Artan Koni: Mua nuk më është referuar nga asnjë koleg, e ka parë online lajmin. E kam gjetur në një nga portalet që kishte atashuar foton. Bëhet fjalë për spitalin e Durrësit, në vitin 2020 më duket që thotë për kufizimin e operacioneve me 120 nëdërhyrje me sa mbaj mend. E kam parë online.

Ina Zhupa: Në këndvështrimin tuaj një gjë e tillë ndikon tek pacientët?

Artan Koni: Me thënë të drejtën e vështirëson. Mjekët në fund fare janë humanë, janë kirurgë. Mjekët janë përballur me situata të tilla dhe kanë sterilizuar në mënyrë alternative. Me këto metoda që i përdorim dhe ne në privat kur kemi shumë fluks.

Ina Zhupa: E fundit, lidhej me faktin se kostoja që paguhej një doktor për një operim me koston që paguhej seti për atë operim. Doktori paguhej më pak. Cili është këndvështrimi juaj?

Artan Koni: Ai ishte një shembull i thjeshtë për të treguar gjërat në prespektivë. Gjëja më e rëndësishme janë burimet njerëzore. Truri i njeriut është gjëja më me vlerë, prandaj ata që kanë shkollë paguhen më shumë se ata pa shkollë.

Plarent Ndreca: Kjo përgjigjia juaj më ndezi llambën, i bie me këtë llogjikë që skaneri që përdoret në QSUT duhet të jetë më i lirë se rroga e një doktori? Se këtë lidhje mes pagës së doktorit me çmimin e infrastrukturës nuk e kam kuptuar këtë lidhje. Në gjithë botën spitalet 70% të kostove si kanë paga, por infrastrukturë, mirëmbajtje dhe pajisje. Në cilin vend të botës perëndimore ndodh që buxhetet e spitaleve mbulojnë më shumë pagat se instrumentet që përdorin mjekët.

Artan Koni: Buxhetet e spitaleve patjetër që harxhojmë më shumë për aparatura se për rroga. Për pjesën e pagës që vijnë nga spitalet patjetër që një spital më shumë harxhon për aparatura se sa për rrroga. Rroga një pjesë vjen nga ministria një pjesë nga spitali.

Flasin pa mikrofon…

Plarent Ndreca: Ku e ushtroni funksionin aktualisht?

Artan Koni: Në spitale private. Një ditë tek njëri, një ditë tek tjetri.

Albana Vokshi flet pa mikrofon…

Artan Koni: Kam kontrata part time me shumicën dhe shkoj kur vjen rasti.

Plarent Ndreca: Tek spitali ku punon, instrumentet janë më të lira se rroga që ti merr?

Albana Vokshi flet pa mikrofon…

Artan Koni: Në spitalet private rrogat janë më të larta se instrumentat

Albana Vokshi: Zoti Ndreca ju lutem mos ndërhyni. Vazhdoni

Artan Koni: Nëse marrim…

Flasin pa mikrofon

Artan Koni: Nëse marrim vlerën e një prej pajisjeve më të shtrenjta, si rezonanca. Ajo nuk blihet çdo muaj, si paga e mjekut…

Plarent Ndreca flet pa mikrofon…