Po rezulton të jetë një nga më të kërkuarit e kësaj merkatoje vere, me “shtatlartin” italian të prapavijës së Bologna, Riccardo Calafiori, i cili ishte një ndër “yjet” e zbuluara në Euro 2024, por jo vetëm pasi performancat e tij madhështore vijnë që nga Serie A, aty ku shkëlqeu me “Emiljanët” e Bologna, duke i ndihmuar këta të fundit që sigurojnë një vend në UEFA Champions League, për sezonin e ardhshëm.
Deri më tani një sërë “gjigantësh” të futbollit italian janë vënë pas tij, me Arsenal, Chelsea e Real Madrid, që kërkojnë me ngulm shërbimet e 22-vjeçarit, mirëpo talenti i prapavijës i ka dhënë “dritën jeshile” një transferimi te Juventus, megjithatë “Emiljanët” e Bologna kanë diçka tjetër në mendje, teksa kanë marrë se klubi i Bologna ka diçka tjetër në mendje.
Kjo pasi këtë të mërkurë, “Topçinjtë” e Arsenal kanë bërë hapa konkret, për kartonin e talentit italian, teksa ka ofruar plot 47 milionë euro, 3 më pak se çfarë kërkojnë “Kuqeblutë”, mirëpo bashkë me bonuset mbi performancën e Calafiori oferta mund të kap shifrën tepër të dëshiruar skuadra e Serie A.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave, gjithçka që e ndan kryerjen e këtij transferimi është vetëm arritja e akordit, me “Topçinjve” dhe “Emiljanëve” të Bologna, me klubin londinez që ka pranuar çdo kusht të Calafiori, sa i përket pagës dhe kohëzgjatjes së kontratës, me gazetarin e mirënjohur të merkatos Fabrizio Romano, i cili ka zbuluar se italini do të firmosë një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 4.5 milionë euro në sezon, nëse kalon në “Emirates”.
Ndëkraq, kujtojmë se 50% të shumës së arkëtuar nga shitja e mbrojtësit 22-vjeçar, Bologna duhet ta kalojë në arkat e zviceranëve të Basel, klub ku qendërmbrojtësi italian luante deri në verën e kaluar, kur edhe u transferua tek “Emiljanët”, për shifrën e 4 milionë eurove, mirëpo me një klauzolë tepër të veçantë.