Një aventurë e re e pret portierin e kombëtares shqiptare Thomas Strakosha. Lojtari largohet nga Brentford për të nisur një eksperiencë të re në Greqi me skuadrën e AEK-ut të Athinës.
Mediat greke shkruajnë se klubet kanë gjetur marrëveshjen për transferimin e lojtarit dhe shumë shpejt do të zyrtarizohet edhe transferimi i lojtarit shqiptar në kryeqytetin grek.
Strakosha u paraqit shumë mirë në Euro 2024 dhe tashmë shpreson që të luajë rregullisht edhe me klubin e ri, pas eksperiencës jo shumë të mirë në Angli.