Ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare kryeredaktori i Gazetës Panorama dhe gazetari i njohur Aristir Lumezi. Mësohet se ai është ndarë nga jeta ditën e sotme (10 korrik) pasi prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.
Më një përvojë të gjatë prej dy dekadash, Aristir Lumezi ka dhënë një kontribut të vyer në median e shkruar shqiptare dhe atë vizive.
Aristir Lumezi ka qenë gazetar i politikës dhe ka mbajtur postin e kryeredaktorit të Gazetës Panorama.
Varrimi do të bëhet ditën e enjte në 11 korrik në orën 12:00. Ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet në ambientet e Funeral Home Parajsa, në rrugën “Muhedin Llagani”.
Trupi i pajetë i gazetarit do të prehet përgjithmonë në varrezat e Sharrës në Tiranë.
Pritjet për ngushëllime do të zhvillohen po tek Funeral Home Parajsa në datat 12 dhe 13 korrik nga pra 10:00-13:00 dhe nga ora 17:00-20:00.