Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka bashkuar forcat me bashkëshortin e saj, zhvilluesin e pasurive të paluajtshme Jared Kushner për zhvillimin e resortit në ishullin e Sazanit. Në intervistën e saj për podcastin e Lex Friedman, vajza e Trump ka zbuluar detaje në lidhje me akomodimin dhe arkitekturën e resortit, i cili do të operohet nga rrjeti luksoz i hotelerisë, ‘Aman’ në bashkepunim me kompaninë e kulinarisë Carbone.
“Tani për tani po punoj me burrin tim. Ne kemi këtë ishull prej 1,400 hektarësh në Mesdhe dhe po sjellim arkitektët më të mirë dhe markat më të mira. Aman do të operojë hotelin për ne, dhe ato do të jenë vila, dhe ne kemi Carbone që do të bëjë ushqimin dhe pijet.” Përsa i perket arkitekturës, Ivanka Trump u bazua në imazhet e para digjitale që ilustrojne projektin e ndërtimit në fazën përfundimtare dhe shtoi se po përpiqet të respektojë topografinë ekzistuese, në një ndërthurje mes modernes dhe bashkëjetesës me natyrën. Në deklarata të mëparshme, Jared Kushner është shprehur se ishulli i Sazanit është zona bregdetare më të pacënuara dhe unike ne bote. Kompania e tij Affinity kërkon gjithashtu të zhvillojë zonën e Zvërnecit, pranë Vlorës, duke planifikuar ndërtimin e disa resorteve me afro 10 mijë dhoma hotelesh dhe vila.