I pakënaqur me disa prej deputetëve të vet, Rama u kërkoi ndjesë votuesve, pasi sic u shpreh disa prej tyre, kujtohen për elektoratin vetëm për zgjedhje, apo u bien dyerve në zyrat e shtetit vetëm kur kanë nevojë për të zgjidhur hallet e veta, apo të familjarëve të tyre
“Jeta parlamentare nuk është vetëm arena e seancave kuvendore dhe as nuk nis e mbaron në mbledhjet e komisionit. Karrigia e kuvendit është për tu ulur për vendimmarrjen por detyra e deputetit është më kilometrat te zgjedhësit, me grupet e interest te anëtarësia, ku dora fjala urtësia e deputetit, janë kusht për shëndetin e mirë. Deputeti mund të jetë ose jo i gojës, por nuk mund të jetë asgjë vecse shembulli I komunikimit me njerëzit, që ka ambicie të zgjidhe problemet, të rritet të lartësohet në sytë e njerëzve, përmes punës që bën për vendin.
Kjo duhet të vlejë për këdo që ka nderin të jetë deputet I PS. Të jesh deputet I PS, është dicka që e konsideroj privilegj, të pakrahasueshëm më asgjë, të zgjidhesh deputet është një borxh që nuk lahet dot kurrë deri në fund. Kush më pyet ku e gjen gjithë këtë energji e durim, ua kthej me buzëqeshje,por nuk kam si rri asnjë orë rehat, derisa ata që ma kanë bërë këtë nder nuk rrinë rehat.
U kërkoj ndjesë sot, që deputet nuk janë por kanë investuar mundin e tyre që një grusht njerëzish të jenë këtu sot si deputetë. U kërkoj ndjesë pë rata deputetë që janë këtu të ulur mes nesh dhe nuk e kanë përmbushur ende as minimumin etik, të paraqitjes në kohë dhe në cdo kohë për dëtyrën për të cilën paguhen. U kërkoj ndjesë pë rata deputetë që dalin në popull për të më shoqëruar mua apo për një foto. Për ata deputetë që u del zëri vetëm kur trokasin në zyra shteti për punët e tyre e të familjes së tyrë. Apo edhe ata që duken në foltore një herë në hënë e flasin sikur kanë ardhur nga Hëna, ndërsa takimet me njerëzit I bëjnë për të rejat e fundit nga portalet e thashemeve për qeverinë. Ndjesë për disa që u është bërë ves me komente, apo të gjuajnë duke heshin gurin e fshhur dorën, po duke harruar jashtë gjuhën e tyre që nuk pusuhon. Ndjesë deputetëve që nuk u takojnë këto fjalë.
Pasi nuk janë të gjithë dembelë. Fatmirësisht I kemi deputetët pa të cilët nuk do kishim arritur shumëcka, por kemi edhe deputetë që nuk mungojnë as kur duhet të ulen për vendime, apo duhet tu japin këmbëve për të takuar zgjedhësit. Vullnet Sina është një prej tyre. Kurrë asnjëherë nuk më ka shqetësuar për asgjë personale por ama s’e ka patur problem të më shkruajë as pas mesnate kur është kthyer nga një zonë e thellë ku ka bërë atje sa një qeveri për njerëzit.