Flora Dedgjonaj, Drejtoresha e Përgjithshme e Drejtorisë Rregullatore e Çështjeve të Drejtësisë, në një lidhje direkte për Top Story, tha se në disa vite janë trajtuar disa ankesa në lidhje me veprimtaritë përmbarimore dhe se janë hequr 12 licenca kompanive që kanë shkelur ligjin.
Dedgjonaj: Veprimtaria përmbarimore përfshin një gamë të gjerë çështjesh të natyrës civile, administrative dhe penale, por janë edhe urdhrat ekzekutiv.
Ministrisë së Drejtësisë, përgjegjësia dhe kompetenca i fillon dhe mbaron me mbikëqyrjen e veprimtarive që ndjekin përmbaruesit me vendimet gjyqësore të formës së prerë, të natyrave të ndryshme.
Ministria e Drejtësisë ka qenë vigjilente dhe e disponueshme në pritjen e ankesave, në trajtimin e tyre. Janë trajtuar mbi 500 ankesa në 5 vite. Është paraqitur që në 2020 kallëzime penale ndaj tre shoqërive përmbarimore, që janë konstatuar shkelje që mund të përbëjnë elementë për vepër penale.
Ndër vite janë hequr 12 licensa, që janë konstatuar shkelje dhe janë referuar pranë organeve të ndjekjes penale.