Ndërkohë që presidenti po verifikon emrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama për ndryshimet në qeveri, burime nga Presidenca bëjnë me dije se pak më herët ka patur një takim informal mes të propozuarës nga Rama për kryetare Kuvendi, Elisa Spiropali dhe Presidentit të Republikës Bajram Begaj në zyrën e kreut të Shtetit.
Presidenti nuk dekreton ndryshimet në qeveri, shtyhet seanca e jashtëzakonshme parlamentare
Ky takim vjen në një moment kur Spiropali mban ende detyrës së Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, pasi Begaj ende nuk ka dekretuar ndryshimet në qeveri.
Kuvendi do të votonte sot në një seancë të jashtëzakonshme ndryshimet dhe emrat e rinj të kabinetit qeverisës por kjo seancë u shty për nesër për shkak se Presidenti ende nuk i ka dekretuar ndryshimet në qeveri.