Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kritikoi “burime anonime” në ushtrinë izraelite të thirrura nga “New York Times” kur ai njoftoi se udhëheqja ushtarake izraelite dëshiron një armëpushim në Rripin e Gazës edhe nëse Hamasi mbetet në pushtet për momentin.
“Unë nuk e di se cilët janë këto burime anonime, por unë jam këtu për të thënë pa mëdyshje: Kjo nuk do të ndodhë”, tha Netanyahu në një deklaratë të lëshuar nga kabineti i tij.
“Ne do ta përfundojmë luftën vetëm kur të arrijmë të gjitha qëllimet tona, duke përfshirë eliminimin e Hamasit dhe lirimin e të gjithë pengjeve tanë”, thuhet në deklaratë.
Sipas një raporti të gazetës amerikane që citon nëntë zyrtarë aktualë dhe ish-ushtarakë, udhëheqja ushtarake e sheh një ndërprerje të armiqësive si mënyrën më të mirë për të liruar pengjet dhe për të rindërtuar armët dhe rezervat e trupave të Izraelit në pakësim përpara një lufte të mundshme me Hezbollahun në Liban, raporton jp.
Netanyahu mohon se ushtrisë i mungon asgjë për të përmbushur qëllimet e vendosura nga udhëheqja politike, raportojnë mediat izraelite.
“IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) i ka të gjitha mjetet për të arritur (qëllimet)”, tha Netanyahu.
“Ne nuk do t’i dorëzohemi disfatizmit të New York Times apo të tjerëve. Jemi të mbushur me frymën e fitores”, përfundoi lideri izraelit.