Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar takime me strukturat e policisë në Gjirokastër, Tepelenë dhe Memaliaj, pak ditë pas vrasjes së trefishtë.
Mësohet se Balla është informuar nga Drejtori i DVP Gjirokastër, Ardian Cipa, me problematikat dhe masat e marra për ruajtjen e rendit publik në këtë qark.
Pritet njoftim nga Ministria e Brendshme mbi ato çfarë u ka thënë apo kërkuar Ministri i Brendshëm strukturave të Policisë në Memaliaj një javë pas ngjarjes së rëndë në këtë qytet.
Tre të vrarë dhe një i plagosur ishte bilanci tragjik i atentatit të ndodhur mbrëmjen e 20 Korrikut. Objektivi i atentatit ishte babai i Adriatik Kalemit, Shyqyri Kalemi. Fatkeqësisht nga të shtënat me armë humb jetën edhe dy persona të pafajshëm, kamarieri i lokalit Gledian Mukja dhe klienti Marsel Çela, ndërsa i plagosur mbeti Artur Kalemi, vëllai i Shyqyriut.