Ekipi olimpik shqiptar është nisur për në Olimpiadën e Parisit. Presidenti i Komitetit Olimpik, Fidel Ylli, është optimist për medalje, sidomos nga tre mundësit e natyralizuar. Këtë të mërkurë u nisën 7 sportistë, ndërsa Luiza Gega do të bashkohet me skuadrën pas disa ditësh
“Këtë radhë jam besimplotë se me tre mundësit tanë ne do i sjellim Shqipërisë një medalje, janë në një formë të jashtëzakonshme, janë kampionë bote, Evrope. Luiza Gega është sportistja jonë më e mirë dhe ajo është në gjendje të jashtëzakonshme.”, u shpreh presidenti Fidel Ylli.
Ndërsa Said Prizreni, presidenti i FSHM-së u shpreh se “Ndoshta më i rëndësishmi jo, por më i rëndësishmi po. Kjo është një olimpiadë ndryshe, tre herët e tjera kam qenë si sportistë. Emocionet janë të jashtëzakonshme. Ne shkojmë me tre sportistë, shkojmë me tre pretendonte për medalje.”