Niko Peleshi nuk do të jetë më ministër i Mbrojtjes, por kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, pas ndryshimeve të fundit në qeveri. Në një prononcim për mediat pas Kongresit të PS, ai u shpreh se nuk ishte në dijeni për shkarkimin.
“Rama ka dhënë mesazhe të forta dhe ka artikular ambicie të mëdha dhe sfiduese për Shqipërinë 2030, nisma “Deputeti që dua” është lajm shumë më i madh se sa lëvizjet tona politike. Nuk e kam ditur. S’ka nevojë për konsultim për një njeri që është 100% në politikë si puna ime.
Unë jam mbase ministri më i vjetër në këtë qeveri, do ishte shumë naive nga ana ime që në një moment kur marr një detyrë tjetër të kisha nocion negativ. Kam natyrën që shoh para, më vjen mirë që me seancën e fundit paralamentare arritëm të kalojmë 6 ligje në sektorin e mbrojtjes’, tha Peleshi.