Deputeti socialist Erion Braçe tha sot se nuk është i pakënaqur nga veprimtaria e KLSH. Braçe tha se KLSH është institucion unilateral, ku kryetari ka mandat 7-vjeçar dhe nuk është as gjykatë dhe as prokurori. Ai shtoi se s’ka ndodh ndonjëherë që të shkarkojë maxhoranca kryetarin e KLSH.
“Se kuptoj këtë shqeëtësim që ngrihet në nivel politik në Kuvend. Seanca e raportimit të kryetarit të KLSH që ka brenda, pyetje, e diskutime. Kryetari i KLSH nuk ka shprehur asnjë shqetësim në raportim me punën e Komisionit të Ekonomisë. Kjo nuk është e parë që ndodh kështu. Në këtë sallë kemi ish-kryetarin e KLSH, por që nuk ndodhet sot. Këtu nuk ka më dëshmitarë të atij komisioni, pasi i kanë fshirë të gjithë. Ish-kryetarin e KLSH e fshinë shpejt dhe atë. Pse ka shqetësim nga ky proces.
KLSH nuk është gjykatë dhe Prokurori, por auditues i jashtëm suprem i Republikës së Shqipërisë. Ata janë palë, siç është palë komisioni i Ekonomisë. Ndaj KLSH i drejtohet prokurorisë me kallëzim, siç i drejtohen të tjerët gjykatës. Mos mbivlerësoni institucionet dhe mos krijoni mbikompetenca. Për replikë, meqë ai zotëria atje në fund nuk kupton asgjë. KLSH është institucion unilateral, ku kryetari ka mandat 7-vjeçar. S’ka ndodh ndonjëherë që të shkarkojë maxhoranca kryetarin e KLSH. Unë nuk jam i pakënaqur nga veprimtaria e KLSH. S’ka asnjë qëllim që të kapim KLSH. Por puna duhet bërë”, tha Braçe.