Një operacion i Policisë së Durrësit çoi në ndalimin dhe arrestimin e 15 personave si dhe shpalljen në kërkim të 3 të tjerëve.
Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se një nga personat e shpallur në kërkim, është edhe drejtori i një shkolle në këtë qytet.
Bëhet fjalë për Dashamir Mehmeti, drejtori i shkollës artistike “Jan Kukuzeli” të Durrësit.
Ai nuk u gjet në banesë kur policia shkoi ta arrestonte për të ekzekutuar vendimin e gjykatës.
Gjatë kontrollit në banesë, atij iu gjet një armë zjarri e tipit pistoletë.