Fushata e Presidentit Joe Biden i dërgoi një shënim stafit, menjëherë pas të shtënave në tubimin e ish-presidentit Donald Trump, duke i kërkuar atyre të “përmbahen nga lëshimi i çdo komenti në mediat sociale ose në publik”.
“Ne po kërkojmë nga të gjithë të ndalojnë çdo komunikim proaktiv të fushatës në të gjitha platformat dhe në të gjitha rrethanat derisa të dimë më shumë”, shkruan menaxherja e fushatës Julie Chávez Rodríguez dhe kryetarja Jen O’Malley Dillon në shënimin e siguruar nga CNN.
Disa minuta pas incidentit, zyrtarët e fushatës së Biden vendosën të ndalonin të gjitha komunikimet e jashtme dhe të hiqnin reklamat televizive.
Biden ishte duke marrë pjesë në meshën në Rehoboth, Delaëare, kur ndodhën të shtënat, duke u larguar pak çaste më pas. Të shtunën në mbrëmje, presidenti dënoi dhunën politike dhe tha se është përpjekur të komunikojë me Trump.
Biden është duke u informuar nga zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë Sekretarin e Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas