Pamjet nga vrasja e Alfons Doçit në burgun e Kordhalos në Greqi janë bërë publike ditën e sotme. Nga videoja e publikuar nga Protothema.gr shihet momenti kur dy të burgosur i afrohen Doçit dhe e sulmojnë më thikë. Ngjarja ndodhi në fund të muajit qershor, teksa nga sulmi mbeti i plagosur dhe një tjetër shtetas shqiptar. I pranishëm në këtë moment ka qenë dhe Laert Haxhiu, i cili u ekstradua një javë më parë nga Greqia.

35-vjeçari ishte dënuar për dy vrasje. Në vitin 2017, Doçi raportohet se kishte vrarë një biznesmen në Atikën Perëndimore gjatë një grabitjeje dhe pak kohë më vonë një të moshuar, gjithashtu gjatë një grabitjeje. Në vitin 2018, gjatë transferimit në Kretë, ai u arratis nga anija dhe u arrestua dy ditë më vonë në një shtëpi në Nea Filadelfia.