DJ Snake do të përmbyll festivalin madhështor në Kosovë, Sunny Hill Festival, si ‘headliner’ i natës. Producenti dhe DJ i njohur francez, po vjen sonte për herë të parë për të dhuruar spektakël para mijëra adhuruesve të muzikës elektronike.
Ai siç duket ka mbërritur në Kosovë, pas pjesëmarrjes së tij paraprake në Itali.
“Faleminderit Itali, ndalesa tjetër në Kosovë. Për herë të parë në Kosovë”, shkroi DJ Snake në Instagram, derisa publikoi edhe një fotografi të flamurit tonë.
Artisti do të përmbyll natën e katërt të festivalit Sunny Hill si ‘headliner’ apo artisti i natës. Ai është bashkë-krijues i këngës “Lean On”, kënga që definoi muzikën elektronike si dhe ka bashkëpunuar me artistë global, sikurse Justin Bieber, Lil Jon, J Balvin e Selena Gomez.