TIRANË- Kryetari i Prezencës së OSBE në Shqipëri, Michel Tarran, apeloi që palët politike të zhvillojnë një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse. Ai theksoi se institucioni që ai drejton, do jetë i gatshëm për të ndihmuar Shqipërinë në përmirësimin e kuadrit ligjor sa i përket procesit zgjedhor. Po ashtu
kërkoi zbatimin e rekomandimeve, që dalin nga monitorimin i delegacionit të OSBE-ODIHR.
“Diskutimet e sotme janë të rëndësishme pasi trajtojnë sfidat në kaudër të administrimit të zgjedhjeve. Duhet të kuptojmë vështirësie që hasin gjatë proceseve nga ato administrative te ato teknologjike. KQZ ka treguar vullnet, për të përmirësuar funksionimin e institucionit dhe prezenca e OSBE në Shqipëri është e gatshme ta ndihmojë. OSBE është e gatshme të ofrojë mbështetje dhe ndihmë teknike, duke nxitur një mjedis besimi dhe transparence në procesin zgjedhor. Miradministrimi dhe transparenca në procesin zgjedhor nuk janë përgjegjësi vetëm e KQZ, por është përgjegjësi kolektive e të gjithë aktorëve politikë, institucionet qeveritare dhe organet ligjzbatuese. Ndonëse ka propozime për reformon zgjedhore, ftoj aktorët ta bëjnë reformën zgjedhore në mënyrë gjithëpërfshirëse.”, tha ai.
Mes tjerash, Tarran u ndal dhe tek vota e Diasporës, ndërsa kërkoi zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Sfidë e pazgjidhur ende zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese duke përfshirë çështjen e votimit nga jashtë vendit. Secili shtet duhet të zbatojë atë model që i përshtatet me mirë sipas kontekstit. Çdo vendim, duhet të jetë prej konsensusit të të gjithëve. Ky konsensus duhet të bazohet në bashkëpunim dhe një qasje e tillë do të çonte në votimin nga jashtë vendit. OSBE ehte e angazhuar për të përmirësuar administrimin e zgjedhjeve dhe proceset zgjedhore. Ju ftoj ta shihni prezencën OSBE-së. Kur ka vullnet ka edhe zgjidhje”, shtoi ai.