Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i bëri thirrje sot Izraelit që të mos bjerë në “kurthin” e hakmarrjes, duke theksuar se është shumë e shqetësuar për situatën në Liban dhe rrezikun e përshkallëzimit rajonal.

Në deklaratat e bëra gjatë vizitës së saj në Kinë, kryeministrja italiane vuri në dukje gjithashtu se komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë të dërgojë të japë mesazhe dhe se Kina mund të ndihmojë në këto përpjekje, duke pasur “lidhje të forta” me Iranin dhe Arabinë Saudite.