Çiljeta Xhilaga së fundmi ka treguar se ku dhe kur Beko, djali i Alban Hoxhës e thirri mami. E ftuar në “ZëmeMirën”, ish konkurrentja e Ferma Vip ka bërë një rrëfim të ndjerë.
“Ai ka zgjedhur vetë të më thotë ‘mami’, përpara 3-4 viteve. Kemi qenë në shtëpi dhe më ka thënë: A mundem të të thërras mami? Dhe mbaj mend që i kam thënë: Pyete Buçin njëherë, pyete edhe nënën. Sepse ai është rritur nga mamaja e Albanit dhe ishte mësuar që t’i thoshte ‘mami’ mamasë së Albanit. Dhe i thashë, pyeti dhe nëse të thonë po, për mua është kënaqësia më e madhe të të kem ty çunin tim të dytë“, u shpreh këngëtarja.
“Unë nuk i ndaj kurrë, sepse Bekon e kam gjetur me pampersa, 1 vjeç e gjysmë dhe e kam pjesë të shpirtit tim. Fernando gjithmonë e ha në fakt, se dhe po të ketë gabim Beko e ha Fernando. Madje, ndonjëherë më thotë ti s’më do mua, do vetëm Bekon, do iki të jetoj te nëna. E marr veç dhe i them që ti duhet të jesh më tolerant se je një vit e gjysmë më i madh se Beko dhe kur e ka ai gabim duhet ta marrësh me të mira dhe ta mësosh ti”, tha Çiljeta.