I veshur me një këmishë të bardhë dhe xhaketë të errët dhe në kokë një kapele me sloganin e fushatës së tij “Make America Great Again” Donald Trump po fliste kundër emigracionit të paligjshëm, kur u dëgjuan të shtënat.
Pasi shkëmbyen me shpejtësi urdhrat, anëtarët e Shërbimit Sekret e ndihmuan Trump të ngrihej në këmbë, duke formuar një rreth pranë tij për ta mbrojtur.
Më pak se dy minuta pas të shtënave, ish-presidenti u largua nga vendi i ngjarjes dhe u fut në një makinw tw zezw.
Ndërkohë është zbardhur një video e dialogut të tyre.
Agjenti: Gati? Prisni! Prisni! Shkoni përpara, le të shkojmë! Shkojmë!
Agjenti: A jeni gati?
Agjenti: I armatosuri është neutralizuar! Gati për të shkuar?
Agjenti: Vendi është i pastër
Agjenti: Përpara, zotëri, le të shkojmë.
Trump: Më prit të marr këpucët
Agjenti: Unë po të mbaj
Trump: Prit të marr këpucët e mia
Agjenti: Mbaje në kokë, po të rrjedh gjak
Agjenti: Kujdes. Prisni.
Trump ngre grushtin duke parë njerëzit, ndërsa turma brohorit ‘SHBA! SHBA!”.
Donald Trump u qëllua me armë gjatë një mitingu elektoral në Pensilvani. Trump u pa me plagë në veshin e djathtë, ndërsa u dërgua për mjekim në spitalin e zonës.
Ndërkohë, Trump ka reaguar sërish në një postim në rrjetet sociale, duke falënderuar mbështetësit për lutjet e tyre dhe Zotin që kishte shpëtuar.
Donald Trump ka falënderuar mbështetësit e tij për lutjet dhe mbështetjen e tyre në deklaratën e dytë pas sulmit të djeshëm.
“Ishte vetëm Zoti që parandaloi të ndodhte e paimagjinueshmja. Ne nuk do të kemi frikë, por përkundrazi do të qëndrojmë të palëkundur përballë ligësisë,” shkroi ish-presidenti në një postim në Truth Social.
“Ne lutemi për shërimin e personave që u plagosën dhe do të kemi gjithmonë në zemër dhe kujtimet tona qytetarin që u vra në mënyrë të tmerrshme”, tha ai, duke shtuar se tani është më e rëndësishme që të qëndrojmë të bashkuar.
“Unë me të vërtetë e dua vendin tonë dhe ju dua të gjithëve dhe mezi pres të flas përpara kombin tonë të madh këtë javë nga Wisconsin.”