Tre ministrat e rinj të kabinetit Rama, Petrit Malaj tek Financat, Pirro Vengu te Mbrojtja dhe Ervin Hoxha tek Ministria e Brendshme morën sot kartonat jeshilë të maxhorancës socialiste.
Votimi i tre ministrave të rinj u shoqërua me duartrokitje nga të majtët, ndërkohë që nuk munguan nga ata që shkuan të shtrëngojnë duart me ministrat e rinj.
Seanca e parlamentit u shoqërua me tensione, ku opozita ka bllokuar foltoren e Kuvendit.
Gazment Bardhi ka lëshuar akuza të forta ndaj maxhorancës për mënyrën se i u shkarkuan ministrat e ‘vjetër’ të kabinetit.