Rinovimi i kontratës së Ferland Mendy me Realin e Madridit mbetet thjesht formalitet. Pas kthimit nga pushimet, pasi luajti Kampionatin Evropian, sipas gazetës “Marca” në Spanjë, lojtari i “Los Blancos”, në fakt, do të nënshkruajë një zgjatje të marrëdhënies së tij me klubin “Merengues” deri në vitin 2027.
Marrëveshja mes palëve tashmë është arritur me opsionin për një sezon të mëtejshëm, në varësi të ndeshjeve të luajtura nga francezi.
Nëse fillimisht Mendy nuk u vendos menjëherë si titullar në Madrid, tendenca ndryshoi në sezonin e fundit, në të cilin ai ishte titullar fiks në fushë dhe me një pjesëmarrje më të madhe në lojë në pjesën vendimtare të sezonit. Mendy luajti 23 ndeshje në La Liga, por kulmin e pati në Ligën e Kampionëve, duke marrë pjesë në njëmbëdhjetë nga trembëdhjetë ndeshjet e luajtura nga skuadra e Ancelottit. 37 ndeshjet e sezonit të kaluar në të gjitha garat përfaqësojnë numrin më të lartë që kur ai mbërriti në “Santiago Bernabéu”. Mungon vetëm firma, por Reali e ka siguruar një nga shtyllat e ekipit për të ardhmen.