Në një prononcim të shkurtër për gazetarët para derës së Kuvendit, teksa po futeshin në seancë, deputetët kanë komentuar paktin dhe dakordësinë e arritur dje mes PS dhe PD lidhur Kodin Zgjedhor.
Qefalia: Unë isha i shqetësuar se do të doja të ishte sistem maxhoritar. personalisht do ishte shumë më interesante që gara të zhvillohej drejtpërdrejt.
Çyrbja: Jam për listat e hapura, nuk jam për lista të mbyllura. Do e bëj propozim sot.
Braçe: Maxhoritar, drejtpërdrejt në një zonë elektroale. Do e votoj marrëveshjen. Të gjithë duhet të mësohen se duhet të garojnë drejtpërdrejt tek njerëzit. Pastaj do mësojnë nga këto marifetet
Pëllumbi: Nuk kemi kod zgjedhor perfekt. Ne i dhamë zgjidhje.
Xhafaj: Nuk e kam lexuar kur ta lexoj
Xhafa nuk flet
Alibeaj: Mirë është që deputetët të mos lëpijnë atë që nuk thuhet të kryetarëve. Sot do shihet kush do të lëpihet.
Açka: Për mua është shumë tronditëse se kemi kaq vite që themi lista të hapura. Në momentin e fundit mbyllen listat. Nëse do të ishte Shqipëria një zonë, lista të hapura, do garoja vetëm si e pahapur. Le t’i hapin listat, Shqipëria një zonë dhe jam gati
Alibeaj: Kurrë mos thuaj kurrë.
Brace: Mazhoritar drejtpërdrejtë me një zonë elektorale do doja. Është çështje vullneti politik dhe duhet të bindesh. Por nëse më pyesni unë jam për mazhoritar të pastër. Unë kështu kam dalë deputet