Pas më shumë se dy javësh rikthehet në punë ekzaminimi me rezonancë magnetike në Qendrën spitalore universitare Nënë Tereza.
Shumë nga pacientë të cilët referoheshin për këtë ekzaminim në Qsut transferoheshin për në shërbimi e neurologjisë.
“Erdha para një jave dhe më thanë është e prishur. Tani erdha mora përgjigjen”.
“Kam ardhur nga Paskuqani. Më ka planifikuar mjekja e Paskuqanit për rezonancë”-shprehen pacientët.
Mjeku imazherist Genci Asqeri shpjegon se ka qenë një defekt inxhinierik që pezulloi kryerjen e ekzaminimeve në QSUT, ku çdo ditë kryhen afro 25 të tilla në ditë.
“Këtu kryhen 20 ekzaminime që vijnë më referim dhe -5 6 nga shërbimet të cilat u kryen tek neurologjia”.
Ky defekt inxhinerik nuk kishte lidhje me shkëndijën elektrike që ndodhi në katin -1 të urgjencës së sëmundjeve të brendshme. Ekzaminimi me rezonancë magnetik ofron pamje të anatomisë dhe proceseve fiziologjike të trupit më të detajuara duke i dhënë mjekut një panoramë më të qarte si në rastet kur duhen kryer ndërhyrje kirurgjikale apo dhe ndjekje të ecurisë së një sëmundjeje.