Janë padyshim në listën e pretendentëve për të fituar Euro 2024. Pas përfundimit të fazës së grupeve, “Luzitanët” e Portugalisë do të zbresin pasditen e kësaj të hëne, në fushën e “Deutsche Bank Park”, të Frankfurtit, për të sfiduar përfaqësuesen e Sllovenisë, në sfidën e vlefshme për fazën e 1/16-ve, të Kampionatit Evropian të futbollit.
Sa i përket formacioneve, tekniku Roberto Martinez i ka rreshtuar të tijët, me formulën e zakonshme, 4-3-3, ku në portë është vendosur i përhershmi, Diogo Costa. Në krahët e mbrojtjes janë Joao Cancelo e Nuno Mendes, me qendrën që mbulohet nga Ruben Dias e Pepe. Në mesfushë janë vendosur Vitinha, Joao Palhinha e Bruno Fernandez, ndërsa sulmit përbëhet nga Bernardo Silva, Rafael Leao dhe lideri i tyre, Cristiano Ronaldo.
Në krahun tjetër, tekniku Matjaz Kek i ka rreshtuar të tijët, me formacionin e zakonshëm 4-4-2, me portën që mbrohet nga Oblak, ndërsa në mbrojtjen me katër janë Karnicnik, Drkusic, Bijol, Balkovec. Në mesfushë pozicionohen Mlakar, Stojanovic, Gnzeda Cerin e Elsnik, ndërsa ndërsa në sulm janë Sporar e Benjamin Sesko.