Ne protesten e sotme per lirimin e Sali Berishes, sekretarit te Përgjithshëm te Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, duket se i ka folur “Frojdi” perpara mendjes. Ende i fresket nga grushtimet ne Keshillin Bashkiak dhe 5 oreshi i kaluar ne komisariat, Blushi tha sot se niveli i këshilltarëve të opozites nuk është i denjë te perfaqesoje qytetaret.
“Në Këshillin Bashkiak duhet te uleshit ju, sepse ndoshta edhe ne nuk jemi të denjë për t’ju përfaqësuar”, tha Blushi.