Sezoni turistik kanë rritur fluksin e udhëtimeve dhe pasagjerëve në të gjitha pikat e kalimit kufitar.
Në pikën doganore të Muriqanit vetëm në 24 orët e fundit kanë kaluar 17 587 qytetarë si dhe 5 263 mjete.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli zhvilloi sot një vizitë në këtë pikë doganore, ku pa nga afër punën e punonjësve të kësaj dogane në zemër të sezonit turistik.
Gazheli vizitoi sot edhe Doganën e Hanit të Hotit, e cila ashtu si çdo pikë tjetër doganore në vend po përballet me një fluks të madh lëvizjesh të qytetarëve në të dy anët e kufirit.
Duke u shprehur mirënjohjen stafit për profesionalizmin në përballimin e fluksit të lartë të vizitorëve, ai ka kërkuar shërbim sa më mikpritës gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta.