Po zhvillohet seanca dëgjimore me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në lidhje me votën e shtetasve shqiptarë me vendbanim jashtë vendit.
Celibashi foli për sfidat e votës së diasporës, ku tha se duhet një proces dhe veprimtari konkrete ndërsa shtoi se nuk ka shumë kohë në dispozicion.
Përfaqësitë tona diplomatike kanë shumë për të bërë. Është një moment kua ato do duhet të bëjnë dhe puna e tyre do duhet të duk. Do duhet të angazhohen në një veprimtari konkrete, të gjithë të bashkua, për kohën që kemi në dispozicion, të mundësojmë votimin e qytetarëve që duan të marrin pjesë në proces. Për sa i përket regjistrimit të ID do presim vendimin e Kuvendonit fillimisht, ne kemi prezantuar disa elementë të sistemit të regjistrimit dhe administrimit të kërkesave. Do duhet të ndërtojmë mekanizma monitorues.”, u shpreh ai.