Ura që hapet e mbyllet mbi lumin Harlem që lidh me njëri-tjetrin Bronxin dhe Manhattanin në New York të SHBA-së ka mbetur e bllokuar në pozicion të hapur për shkak të temperaturave ekstreme.Në lajmet e mediave lokale thuhet se elementët prej çeliku të urës së Bulevardit të 3-të u zgjeruan për shkak të nxehtësisë dhe se mekanizmi i kyçjes u bllokua kur ajo ishte e hapur.
Në video-pamje shihet se ura është mbyllur për trafikun e automjeteve dhe se anijet zjarrfikëse lëshojnë ujë nga lumi mbi urën me qëllimin për të ftohur çelikun e saj.
Qyteti i New Yorkut ka shënuar temperaturën më të lartë të vitit me 35 gradë Celsius.
Ura e cila është ndërtuar në vitin 1898 si një strukturë me hapje dhe mbyllje, përdoret për qarkullimin e automjeteve me një korsi.